Ballina Kronika Indi, aktorët mbyten gjatë xhirimit të filmit

Indi, aktorët mbyten gjatë xhirimit të filmit

Yjet e filmave indianë Anil Kumar dhe Raghav Uday janë deklaruar të vdekur ndërsa vijojnë kërkimet për trupat e tyre të pajetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë xhirimeve të një prej skenave të filmit të tyre të ri në rezervuarin e Thippagondanahalli pranë Bangalores këtë të diel, raporton “The Sun”.

Anil Kumar dhe Raghav Uday u hodhën nga një helikopter ndërsa fluturonte në ujë, por zhytja nuk ka shkuar sipas parashikimit dhe ndihma drejt tyre ka vonuar.

Një aktor i tretë që u hodh gjithashtu nga helikopteri, Duniya Vijay, u mbijetoi incidentit.

Raportohet se autoritetet indiane kanë nisur hetimet rreth ngjarjes dhe për të zbuluar arsyet përse nuk ishin marrë masat e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë dyshes së aktorëve, trupat e të cilëve mendohet se janë në fund të rezervuarit.