Ballina Lajme I akuzuari i Hagës për vrasjen e civilëve shqiptarë ka përfituar 300...

I akuzuari i Hagës për vrasjen e civilëve shqiptarë ka përfituar 300 mijë euro në vit nga Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI

Ish-pjesëtarit të lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarçullovski, tani bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Nikolla Gruevski, Fokus në kolumnën e saj të radhës ka publikuar përfitimet nga biznesi që i menaxhon ai.

Tarçullovski ka kompani në emër të, e cila ka të ardhura vjetore prej rreth 300 mijë euro. Kompania ishte themeluar ende kur ai ishte në burg në vitin 2008, kurse tani kompania në Maqedoni ka rritje të konsiderueshme dhe në 2015 ka të paraqitur mbi 300 mijë euro të ardhura vjetore.

Kujtojmë se Tarçullovski u dënua nga Gjykata e Hagës me 12 vite burg për vrasje, shkelje të ligjeve të luftës, torturës dhe shkatërrim të pronës në konfliktin e 2001 në Maqedoni, gjegjësisht në Luboten. Por ai tani ndodhet në liri dhe pas 8 viteve të kaluara në burg, ai tani merret me biznes.

Loading...