Ballina Bota George Soros nuk ndalet, financon protestat kundër Donad Trump

George Soros nuk ndalet, financon protestat kundër Donad Trump

Beteja për sovranitetin e Amerikës është tani mes presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe globalistit George Soros.

MoveOn.org, një grup liberal që ka shpërthyer në protesta në mbarë vendin, është themeluar nga “Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Open Society Foundations”, i Soros.

Është tashmë e ditur se MoveOn.org ishte përgjegjës edhe për shumë protesta të tjera kundër Trump gjatë fushatës elektorale, disa prej të cilave ishin të dhunshme dhe të rrezikshme.

Të mërkurën – ditën pas fitores së Trump, – MoveOn.org u hodh në aksion. Grupi nxorri një lajmërim në faqen Facebook, që njoftonte se ata mund të organizonin “tubime të paqëta rezistence” në të gjithë vendin.

Prej dy ditësh protesat ka në disa shtete. Në Oregon ato janë kthyer në përleshje me policinë.