Ballina Sport Foto nga “Elbasan Arena”/ Ka më shumë forca policore se edhe në...

Foto nga “Elbasan Arena”/ Ka më shumë forca policore se edhe në ndeshjen kundër Serbisë

Një ndeshje nën masa sigurie si rrallë ndonjëherë në Shqipëri. E tillë do të jetë përballja e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit në “Elbasan Arena”. Ndoshta as në ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk u pa një mobilizim i tillë i forcave të rendit.

4 orë para ndeshjes, Policia e Shtetit ka zbarkuar para stadiumit “Elbasan Arena” duke filluar përgatitjet për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së zhvillimit të takimit. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit u mundua ditën e djeshme të krijonte përshtypjen e një situate krejt normale, fotot e numrit të forcave policore e tregojnë më së miri që kemi të bëjmë me një rast të paprecedent.

14991960_695950683913905_1284828208743235145_n-470x353-300x225 15002359_171971436601310_1863373963156017978_o-470x353-300x225 15073559_695950750580565_4060289426172241307_n-470x353-300x225 dsaasdasdd-470x270-300x172 sdfsdfsdfdfsdfddsf-470x264-1