Ballina Bota Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO)

Eksperti i sondazheve gëlltit mizën pasi gaboi ndaj Trump (VIDEO)

Eksperti i sondazheve nga Universiteti Princeton, Sam Wang, javën e kaluar ishte aq i sigurt që Hillary Clinton do t’i fitonte zgjedhjet saqë deklaroi në CNN se “do ta hante një mizë nëse Donald Trump do të merrte më shumë se 240 vota elektorale”, njofton Klan Kosova.

Trump i fitoi 290 vota elektorale dhe tash do të jetë President i Amerikës. Dhe i Wang.

Ai e mbajti fjalën pasi dje në një lidhje të drejtpërdrejtë në CNN e pranoi gabimin dhe – e hëngri mizën.

Videon mund ta shikoni më poshtë.