Ballina Bota “E paparashikueshmja: Zgjedhjet që ndryshuan gjithçka” , libri i CNN për prapaskenat...

“E paparashikueshmja: Zgjedhjet që ndryshuan gjithçka” , libri i CNN për prapaskenat mes republikanëve

Përkrahja e Donald Trump nga Guvernatori i New Jerseyt Chris Christie në shkurt tronditi vëzhguesit, pasi u pa që kjo ishte shenja e parë nga kapitullimi i sistemit politik (establishmentit) të Republikanëve ndaj personit që do të bëhej kandidati i tyre dhe më pas presidenti i SHBAve. Lehtësisht mund të kishte ndodhur edhe e kundërta.

Kjo është një nga zbulimet e librit të ardhshëm të CNN-it për zgjedhjet presidenciale në SHBA, cili del më 6 dhjetor: “E paparashikueshmja: Zgjedhjet që ndryshuan gjithçka”. “Trump i tha Christie-t në vitin 2015 se nuk e priste që t’ia dilte përtej tetorit, në pikën kur ai do të përkrahte Christie-n, sipas një këshilltari të këtij të fundit, i cili kërkoi që të mos përmendej me emër në mënyrë që të fliste për manovrat e prapaskenës”, sipas librit, i shkruar nga Thomas Lake i CNN-it me raportime nga Jodi Enda, Susan Baer dhe redaksia e politikes e CNN-it.

“Mendoj se ata kishin gjithmonë mirëkuptim mes tyre; se i pari që do të dilte nga gara do të përkrahte tjetrin”, tha këshilltari. Gjatë përballjeve të furishme të garës brenda Republikanëve për të nxjerrë kandidatin për president, Trump dhe Christie kishin një kundërshtar të përbashkët: Marco Rubio. Pasi e përkrahu Christie, Trump do ta lavdëronte Christie-n për mposhtjen e Rubios gjatë debatit Republikan para zgjedhjeve të brendshme në New Hampshire. Christie shpotiti në mënyrë të pamëshirshme Rubion-n, kur ky përsëriste vazhdimisht kritika ndaj Presidentit Barack Obama.

Gjatë zgjedhjeve të brendshme të Republikanëve, Christie dhe Trump, të cilët ishin njohur me njëri-tjetrin nëpërmjet qarqeve politike të Nju Jorkut, nuk u treguan të ashpër kundër njëri-tjetrit, ashtu siç bënë rivalët e tjerë Republikanë./BW