Ballina Lajme ‘E kam thënë që moti se krerët e BDI-së do të përfundojnë...

‘E kam thënë që moti se krerët e BDI-së do të përfundojnë si heronj mbi gomarë’

“Lexoj nëpër media si kumanovarët e kanë pritur me gurë dhe me protesta kryetarin e BDI’së! E kam thënë para shumë vitesh (thënie të cilën mund ta gjeni edhe në këtë faqe) se të sapokthyerit nga Zvicra, që dolën në krye të BDI’së – e që i pritëm si trima mbi kalë të bardhë – herdo kurdo do përfundojnë si heronj mbi gomarë! Dhe ja, ata tani janë duke i përjetuar ditët kur forcat policore maqedonase, si dhe qindra truproje të paguar shtrenjtë, do duhet t’i mbrojnë nga populli i tyre! Dhe kjo nuk u ndodh pse atë e kisha thënë unë dikur, apo shkaku i kritikave tona, por pse ata bënë mëkatin që nuk ta fal askush: e përbuzën besimin e popullit të vet dhe e shkelën dhe nënçmuan inteligjencën kolektive të atyre që përfaqësonin!” (Kim Mehmeti)