Ballina Lajme Drejtori i Kombinatit Jugohrom kërkon afat shtesë për filtrat

Drejtori i Kombinatit Jugohrom kërkon afat shtesë për filtrat

SHPËRNDAJE

Pas mbylljes së kombinatit të Jugohromit 700 punëtorët paralajmërojnë protesta për të kërkuar nga Qeveria dhe drejtuesit e kompanisë që tu sigurojnë paga gjatë kohës kur ky kombinat nuk do të punojë.

“Punëtorët nuk mund të lihen në rrugë, vitin e kaluar ata shfrytëzuan mundësitë për të marrë pagesë nga Enti për Punësim kurse tani me ndërprerjen e punës ata mbeten rrugëve dhe këtë nuk do e lejojmë edhe ne si sindikatë. Presim vendimin e bordit drejtues çfarë lajmi do na japin dhe ne do fillojmë të organizohemi patjetër të bëjmë presion sepse nuk mund t`i lejmë njerëzit në mëshirën e dikujt”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës.

“Ne Qeverisë ia plotësuam kërkesën që kërkoi prej punëtorëve, se Jugohromi është ndotës i madh dhe se shumë ndot ajrin rreth Tetovës dhe ne ndaluam. Tash presim prej Qeverisë se si do mbulojë punëtorët e Jugohromit. Ata punëtor kanë familje, janë rreth 700 punëtor. Është kohë dimri tash, këto punëtor duhet mbuluar. Ne kërkojmë që të jemi në pushim të detyrueshëm, që së paku të kemi nga një rrogë se është dimër”.

“Me përkrahje të sindikatës ne do dalim me kërkesë edhe për Qeverinë edhe për tanët këtu që firma të vazhdojë me punë. Këtë periudhë pas vendimit që të rrimë në shtëpi të mbesim pa asgjë, pa të ardhura kjo është katastrofë. Kjo është shumë edhe për ne edhe për familjet komunën sepse ky është një rreth i qarkullimit të lekëve”.

Drejtori i Jugohromit Vasko Skenderovski, tha për ALSAT M se kompania është në negociata me Qeverinë për rrjedhën e mëtejshme të punëve, ndërsa këmbëngul në kërkesën për prolongimin e afatit për vënien e filtrave

“Nga rrethana objektive, që nënkupton shumë pengesa administrative që patëm gjatë asaj periudhe, para së gjithash, çështje të pazgjidhura pronsore-juridike, në tokën e fabrikës, vet procedura e përpilimin të projekteve të gjeodezisë dhe leja e ndërtimit na morrin më shumë se 20 muaj, dhe që ta di opinioni leja u fitua më 18 korrik këtë vit. Dhe ne patëm 110 ditë për sistemin e prashitje dhe kjo nuk ishte e mundur dhe për këtë ne kërkuam prolongim të këtyre defakto 20 muajve, që në periudhën e ardhshme ta përfundojmë tërësisht sistemin e prashitjes”, u shpreh Vasko Skenderovski, drejtor gjeneral në Jugohrom.

Kombinati i Jugohromit nga mesnata i fiku të gjitha furrat e shkrirjes dhe ndërpreu tërësisht prodhimtarinë, pas vendimit të inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë për ndërprerjen e punës për shkak të mos vendosjes së filtrave në afatin e paraparë, më 31 tetor.

Bashkim Sulejmani