Ballina Bota Donald Trump tregon sekretin e suksesit: Ja si e mposhta Clinton-in

Donald Trump tregon sekretin e suksesit: Ja si e mposhta Clinton-in

Republican presidential candidate Donald Trump speaks during a rally, Monday, Sept. 12, 2016, in Asheville, N.C. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka rrëfyer një sekret për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai ka thënë se “Twitter-i” e ka ndihmuar së tepërmi që të fitojë garën e vështirë me ish-sekretaren e shtetit, por shtoi se tashmë, ai nuk do të përdorte më, as “Facebook” dhe as “Twitter-in”.

Këto deklarata, Presidenti i SHBA-ve i ka bërë një intervistë për CBS. “Rrjetet sociale më dhanë një armë që të luftoja ndaj metodave manipulative kundër meje në media”, tha Trump.

Ai i cilëson rrjetet sociale si të mrekullueshme dhe me impakt mjaft të lartë. “Sapo të marrë detyrën zyrtarisht nuk do t’i përdor më ato ose do ta kufizoj përdorimin”, shtoi Trump.