Ballina Bota Çudit prifti italian: Jua them unë pse bien tërmetet në Itali

Çudit prifti italian: Jua them unë pse bien tërmetet në Itali

Një prift italian ka deklaruar se tërmetet që kanë dridhur vendin duke vrarë qindra njerëz dhe dukë lënë mijëra të tjerë pa strehë mbi kokë, ishin ndëshkime hyjnore për bashkimin civil të homoseksualëve në Itali.

Giovanni Cavalcoli, teolog i njohur për pikëpamjet e ashpra, i bëri këto komente më 30 tetor, ditën kur Italia qendrore u godit nga një tërmet i shkallës 6.6, i cili ishte më i fuqishmi që ka goditur vendin në 36 vitet e fundit.

Cavaloci ka thënë për “Radio Maria” se tronditjet sizmike kanë qenë ndëshkim hyjnor për ofendimet bërë ndaj familjes dhe dinjitetit të martesës, në veçanti përmes bashkimit civil të homoseksualëve.

Italia është njëri nga vendet e fundit të Evropës perëndimore që edhe ligjërisht i pranon marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë, pasi që muajin e kaluar futi legjislacionin që e lejon bashkimin civil të homoseksualëve.

Loading...