Ballina Lajme ÇFARË NDODHI SOT NË KUMANOVË? JA RRËFIMI I GAZETARES SË TV SHENJA-S!

ÇFARË NDODHI SOT NË KUMANOVË? JA RRËFIMI I GAZETARES SË TV SHENJA-S!

Banorë të revoltuar të Kumanovës sot janë përpjekur që të pengojnë kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe funksionarët e tjerë të partisë që të marrin pjesë në një takim partiak. Dhjetëra protestues bllokuan rrugën kryesore duke vonuar mbledhjen që ishte paralajmëruar për orën 16:00. Por, funksionarët e BDI-së shfrytëzuan rrugë dytësore për të arritur në lokal, duke tensionuar situatën, e cila eskaloi me gjuajtje me gurë dhe përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe aktivistëve të BDI-së. Për të mësuar më shumë detaje ndiqeni rrëfimin e gazetares Ajnur Bafqari e cila së bashku me operatorin Vullnet Ismaili kanë qenë në vendngjarje.


Çfarë ndodhi sot në Kumanovë? Ja rrëfimi i… by tvshenjaofficial