Ballina Lajme BESA kërcënon BDI-në

BESA kërcënon BDI-në

Sondazhet në Maqedonia duke treguar mbështetje në rritje në mesin e shqiptarëve etnikë për partitë e sapoformuara mund të sjellim befasi në zgjedhjet parlamentare në dhjetor, thonë vëzhguesit.

Një sondazh i fundit i realizuar në Maqedonia sugjeron se dy partitë më të vjetra shqiptare mund të ballafaqohen me një sfidë serioze në zgjedhjet parlamentare më 11 dhjetor.

“Partitë e sapoformuara jashtëparlamentare shqiptare, të ndara në dy blloqe, kanë fituar shumë mbështetje sepse ajo që ata ofrojnë është ndryshe nga ajo që BDI-ja dhe PDSH-ja kanë ofruar vite me rradhë,” tha analisti politik Xhelal Neziri për BIRN.

Sondazhi i publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) të dielën, tregoi se BDI-ja, e cila ka mbajtur pushtetin në qeveritë e koalicionit që nga viti 2008, është ende partia më e popullarizuar në skenën politike shqiptare me mbështetje prej 13.4% të votuesve.

Megjithëatë, një parti e re e sapoformuar, BESA, është shumë afër BDI-së me mbështetje prej 10.2% të votuesve.

Një parti tjetër e sapoformuar, LR-PDSH, gjithashtu i rri afër në qafë partisë së vjetër PDSH-së, me një diferencë prej vetëm 1.3%.

Neziri tha se edhe pse sondazhet në Maqedoni nuk janë gjithnjë revelante dhe jo gjithmonë parashikojnë rezultatet e zgjedhjeve pasiqë ata shpesh përdoren për qëllime propagandistike, befasi mund të ketë në këto zgjedhje.

“Shqiptarët kishin një pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e mëparshme për shkak të pakënaqësisë së tyre me dy partitë – BDI-në dhe PDSH-në,” – tha Neziri.

Partia kryesore e opozitës në Maqedoni, LSDM-ja, gjithashtu seriozisht sillet rrotull votuesve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme, gjë që është një risi. Partitë politike në Maqedonia jan tradicionalist të ndara ashpër në kampe etnike.

“Ofertat e partive jashtëparlamentare dhe LSDM-së mund të rezultojnë në një pjesëmarrje më të madhe të shqiptarëve në këto zgjedhje dhe të sjellin rezultate të papritura,” vërejti Neziri.

Dy blloqet e reja të koalicionit të partive jashtëparlamentare shqiptare do të garojnë afër me BDI-në dhe PDSH-në në dhjetor.

Njëri koalicion përbën LR-PDSH-në, Unitetin dhe RDK-në e Vesel Memetit. BESA dhe RDK-ja e Fadil Zendelin përbëjnë koalicionin e dytë.

Sidoqoftë, duket qartë gjithçka për të luajtur. Sondazhet tregojnë se gati 55% e shqiptarëve në Maqedoni ende nuk kanë vendosur se kë do të votojnë apo se a do të votojnë fare.

Shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë./balkaninsight.com/

Loading...