Ballina Lajme Bejta: Jemi pozicionu mirë me deputetë, kemi Talat Xhaferin, axhën Branko, Mirsada...

Bejta: Jemi pozicionu mirë me deputetë, kemi Talat Xhaferin, axhën Branko, Mirsada Eminin…

Nevzat Bejta ka theksuar se Gostivari është përfaqësuar shumë mirë në listën për deputetë në njësinë e 6 zgjedhore. Ai këtë e ka thënë në cilësinë e kryetarit të degës së BDI-së në Gostivar dhe në cilësinë e nënkryetarit të kësaj partie.

“Ne si Gostivar kemi katër kandidatë dhe jemi pozicionuar shumë mirë në listë. Kemi koordinatorin e grupit parlamentar, Talat Xhaferin i dyti në listë, kemi axhën Branko të katërtin, kemi zonjën Mirsada Emini – Asanin të gjashtën në listë dhe deputetin Jamin Sinanin të nëntin”, ka deklaruar Bejta në takimin e fundit me krerët e nëndegëve të BDI-së në Gostivar.

Bejta ka thënë që Gostivari si asnjëherë më parë dhe në asnjë parti tjetër politike, ka qenë i përfaqësuar me Bashkimin Demokratik për Integrim, duke shtuar që në 15 vite qeverisje, BDI ka pasur gjashtë ministra nga Gostivari, gjë që s’ka ndodhur mëherët në asnjë subjekt tjetër politik.

Kandidat për deputet ka edhe dega e BDI-së në Komunën e Vrapçishtit. Bëhet fjalë për Hisni Demirin i cili është ranguar i 11-ti me radhë.