Ballina Lajme BDI dhe “Rilindje me Besë” i matin forcat në sallën “Boris Trajkovski”

BDI dhe “Rilindje me Besë” i matin forcat në sallën “Boris Trajkovski”

Bashkimi Demokratik për Integrim ditën e diel me datë 20.11.2016 ka paralajmëruar konventën promovuese të kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit.
Vetëm dy dytë më vonë, të martën me 22 Nëntor 2016, koalicioni “Rilindje me Besë” që e përbëjnë Lëvizja Besa dhe RDK-ja poashtu kanë paralajmëruar mbajtjen e konventës promovuese të kandidatëve për deputet.
Të dy këto konventa do të mbahen në sallën më të madhe në Maqedoni, në sallën Borist Trajkovski në Shkup.
Këto konventa njëkohësisht paraqesin edhe garën ndërmjet dy grupacioneve politike se cila ka përkrahjen më të madhe te elektorati shqiptar.
Në anketën e fundit të Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM), BDI gëzon 13,4 për qind, kurse Lëvizja Besa së bashku me RDK-në që udhëhiqet nga Fadil Zendeli kanë gjithësej 12.1 % (10,2%+1,9%). Kjo do të thotë se dallimi ndërmjet BDI-së dhe koalicionit “Rilindje me Besë” është vetëm 1.3%.
/tetova1/