Ballina Lajme Bastisen shtëpite, arsyet nuk i dinë as nga MPB, njësitë speciale në...

Bastisen shtëpite, arsyet nuk i dinë as nga MPB, njësitë speciale në Hasanbeg dhe Haraçinë (Video)

SHPËRNDAJE

Mbrëmë policia zhvilloi aksion në fshatrat Hasanbeg dhe në Haraçinë të Shkupit. Jo zyrtarisht mësohet se janë arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizëm, armëmbajtje pa leje, drogë dhe sende të ndryshme. Katër prej tyre u liruan, ndërsa njëri prej tyre po mbahet në stacionin policor për t’u marrë në pyetje. Ministria e Punëve Brendshme nuk jep detaje për aksionin edhe pse TV21 u përpoq t’i kontaktojë.

Mbrëmjen e së premtes njësia për intervenim të shpejtë, bastisi familjen Rrahimi nga Haraçina. Bastisja u zhvillua me pretekstin e dyshimit për armëmbajtje pa leje, drogë dhe sende të ndryshme. Në këtë familje u arrestua Naim Rrahimi 24 vjeçar, gjatë kalimit të kufirit në Bllacë. I zoti i shtëpisë Hasan Rrahimi, i cili në momentin e mbërritjes së forcave policore gjendej në shtëpi, shprehet i mllefosur me veprimet e autoriteteve policore.

“Naimi ishte në Lubisht të Kosovës, për të mare ilaç për një të sëmur me gjithë kushëririn e vetë. Ai atje ishte për ilaç jo për diçka tjetër ashtu ju thashë edhe policisë. Edhe më herët e kanë marrë në pyetje. Dhomë nuk lan pa hy e pa bastisur, në çdo cep të shtëpisë dhe me qen ishin. Fëmijët janë të trishtuar shikoni ky është invalid dhe akoma është i shqetësuar dhe ende është duke qarë”, tha Hasan Rrahimi, banor i Haraçinës.

Akoma mbetet e hapur çështja e aksionit të mbrëmshëm të MPB-së në fshatrat Haraçinë dhe Hasanbeg se për çfarë shkaqesh u zhvillua ky aksion nga ana e forcave policore.