Ballina Bota Bashkimi Europian është gati të konsumojë insekte në 2018-ën

Bashkimi Europian është gati të konsumojë insekte në 2018-ën

SHPËRNDAJE

Rregullorja e BE-së parashikon që rreth pas një viti, do të ketë karkaleca dhe akrepa në menytë e restoranteve të Kontinentit të Vjetër. FAO: Ushqime të pasura me proteina

Karkaleca, insekte, akrepa. Shpesh ata na bëjnë të kemi frikë dhe na ngjallin neveri. Nëse do t’i gjeni ato në pjatën e një restoranti ndoshta do të kërkonit llogarinë e rimbursimit, duke u ankuar edhe me anëtarët e stafit.

Por ndoshta ka ardhur koha të mësohemi me insektet: deri në vitin 2018, siç kërkohet nga rregullorja e BE-së lidhur me këtë çështje, mësohet se tashmë në “ushqimin e ri” ato mund të bëhen pjesë integrale e ushqimit tonë.

Kompanitë tajlandeze në fakt, janë duke u përgatitur për eksport për konsumim në Evropë dhe kanë caktuar një takim në Bangkok për të njohur të gjitha detajet e rregullores të parashikuara nga BE-ja.

Tajlanda është një nga konsumatorët më të mëdhenj të insekteve në botë me 20 mijë ferma të regjistruara në këtë lloj të prodhimit.

Por kjo nuk është e vetme. Ka rreth 112 vende në Azi, Evropë, Afrikë, Amerikë dhe Oqeani,  ku njerëzit gjithashtu ushqehen me kafshë të vogla, që i përkasin rreth 1500 llojeve të ndryshme.

FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë) për vite ka këshilluar për të ngrënë ushqime jovertebrore si insekte ose karkaleca, për shkak se janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale. Shumë ekspertë konsiderojnë se insektet janë një zgjidhje më e qëndrueshme për të ushqyer 9 miliardë njerëz të cilët do të banojnë tokë në vitin 2050.

Do të jetë Autoriteti Evropian i Ushqimit të Sigurisë (EFSA), siç kërkohet nga legjislacioni i BE-së, ai që duhet të marrë në konsideratë ndonjë “ushqim të ri” të karakterizuar nga insektet, para se të marrë dritën e gjelbër për t’u tregtuar në Evropë. Ky proces duhet të sigurojë cilësinë e produkteve.

Ndër ushqimet më të njohura mund të jetë pasta “Bugsolutely”, e cila përmban 20% të miellit. Massimo Reverberi, italian dhe bashkëthemelues i ndërmarrjes së prodhimit me seli në Bangkok, thotë se me ushqimin bazë të insekteve, nuk do të jetë e vështirë për të marrë dritën e gjelbër nga Bashkimi Evropian, sepse ky është një lloj ushqimi i shpërndarë prej kohësh në shumë vende. Sipas tij do të jetë më e vështirë për të futur një produkt si ai i akrepave.

E.A.