Ballina Lajme BANORËT E HASANBEGUT: “NUK MUND T’I DUROJMË FEKALET E AHMETIT DHE GRUEVSKIT”

BANORËT E HASANBEGUT: “NUK MUND T’I DUROJMË FEKALET E AHMETIT DHE GRUEVSKIT”

Ujërat e zeza të pusetave dhe rrugët e përmbytura mbeten problemi kyç i Hasanbegut dhe lagjeve të tij. Reshjet e sotme kanë rrezikuar edhe më tepër banorët e lagjes së quajtur Ekonomia në Hasanbeg. Pusetat e kanalizimit vazhdimisht nxjerrin ujin e ndotur jashtë ku rrezikon edhe përmbytjen e shtëpive, ndërsa vazhdimisht kundërmon erë e keqe. Gjendja e këtillë sipas banorëve rrezikon nga sëmundjet e ndryshme edhe fëmijët e tyre.

“Një shi i vogël që vjen neve na hyn uji nëpër shtëpia, kemi fëmijë të vogël shkojnë në shkollë, vijnë. Janë prekur prej sëmundjeve të ndryshme prej shinave. Është problemi i kanalizimit që nuk funksionon kanalizimi, dalin shahtet dhe ajo bëhet”, tha një banor i lagjes Ekonomia.

“Kanalit na kanë sjellë neve vetëm tu u premtuar njerëzve në zgjedhje, a atje e kanë hequr për Stajkovci në Hasanbeg për me na sjellë neve. Këtu janë 150 shtëpi, 150 shtëpi nga 2 fëmijë, 300 fëmijë, 500 fëmijë duan të na helmojnë neve këtu. Këtu nuk ka dalje tjetër vetëm t’i marrim fëmijët vetëm të shkojmë para komunës ose të shkojmë para kuvendit ose qeverisë ne jemi në zor, ne sna ndihmon askush”, tha një banor tjetër.

Banorët e Lagjes Ekonomia në Hasanbeg, thonë se kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet por askush nuk u del në ndihmë, edhe pse banorët rrezikohen nga sëmundjet ndërsa shtëpitë nga përmbytjet.

“Kanalizimi neve na vjen prej Stajkovcës nalt dhe më falni në shprehje M… i Stajkovcës na vjen neve këtu//kjo nuk është kanalizim, vetëm prej Stajkovcit kanalizimin me e çu posht nëpër shtëpitë e shqiptarëve kurgjë më tepër. Na premton Ali Ahmeti, na premton Zaevi,na premton Gruevski por për shqiptarët asnjëherë asnjë send hiç”, tha një banor tjetër.

“Ky problem është 5 vite që ne kërkojmë ndihmë prek komunës se problem gjithmonë kemi pasur me këtë kanalizim. Kemi qenë tek Toni Trajkovski, kemi qenë tek kryetari i qytetit, na kanë premtuar, premtime bosh na kanë bërë, problemi më i afërt që është për me e kryer punën me e hap një kanal nëpër një arë të komshisë me shkuar”, deklaroi një banor.

Për shkak të mospërfilljes banorët thonë se do të protestojnë bashkë me fëmijët para Qeverisë, ose po edhe do të bllokojnë kanalizimin që të mos hyjë në lagjen e tyre.

“Me dal me u mbledh ne këtu e ta ndalim atje te ekonomia kanalizimin krejt, edhe kush të vije atëherë më veç automati le të punoje, se më mirë është me vdek një ditë se me vdek çdo ditë. le ta dinë edhe ata se ne do të dalim ta ndalim kanalizimin aty e ata le të kujtohen aty le ti bojnë Stajkovcit çka të dojnë se na m… e Stajkovcit sun ja durojmë Gruevskit e Ali Ahmetit”, shtoi një banor tjetër.

Shiu u rrëmbyeshëm sot në Hasanbeg ka vështirësuatr shumë edhe qarkullimin e qytetarëve, e sidomos të fëmijëve të cilët për në shkollë shkonin nëpër rrugët pa tretoarë, në disa pjesë dhe pa asfalt e të mbuluara nga balta.

Mefail Ismaili /SHENJA/