Ballina Lajme Alkeda Paskali: Humor pa shije apo fyerje për shqiptarët?

Alkeda Paskali: Humor pa shije apo fyerje për shqiptarët?

SHPËRNDAJE

Një shqiptare që jeton në Gjermani ka shkaktuar një valë komentesh online pas prezantimit në një program të njohur televiziv gjerman.

Bëhet fjalë për spektaklin “Das Super Talent” të prezantuesit Dieter Bohlen.

Kjo nuk është hera e parë kur shqiptarët garojnë në këtë program talentesh.

Por Alkeda Paskali, një kuzhiniere shqiptare, duket se ka shkuar larg me fyerjet e saj.

Paskali do garonte në kategorinë e komedisë, por as nuk i ka bërë aspak për të qeshur sallën.

Madje ka ndodhur e kundërta.

Duke u prezantuar përpara jurisë, 48-vjeçarja i pyeti ata nëse e dinë se nga vjen ajo.

“Nga Polonia,” i tha Dieter Bohlen.

“Jo, nga Shqipëria,” reagoi ajo.

“Shqiptarët i njihni këtu si trafikantë droge dhe prostitucioni,” tha ajo.

“Ju nuk jeni trafikante droge apo jo,” reaguan nga juria.

“Gjermanët mendojnë se të gjithë shqiptarët janë trafikantë. Por ka prej tyre që nuk janë të tillë, ata punojnë falas tek mafia,” vijoi ajo, duke marrë mosmiratimin e sallës dhe të jurisë.

“Kjo nuk është e përshtatshme,” thanë ata.

Sigurisht ajo nuk mori ndonjë pikë për përpjekjen e saj, por vetëm një vërshim komentesh online nga shqiptarët, ose ndryshe një ‘shitstorm’, siç përdoret termi në gjermanisht.