Ballina Opinione Alia po na trajton si kope dhensh për qethje

Alia po na trajton si kope dhensh për qethje

Shembull i mirë i luftës për zhvatjen e votave shqiptare ishte deklarata e Ali Ahmetit. Deklarata  xheloze, e kërcënoi LSDM’në, t’i mos i prek votat e shqiptarëve’. Pa turp, ky thotë se LSDM’ja nuk ka të drejtë t’i merr votat e shqiptarëve, na la të kuptojmë se ka monopol mbi votën shqiptare. Ky na mban si kope dhensh, që janë pronë e tij

SHAQIR ISLAMI

Deri më 11 Dhjetorë vota do jetë malli më i kërkuar dhe më i tregtuar në Maqedoni. Pazari politik gëlon. Të gjitha palët e interesit janë në këmbë. Politikanë, hajdutë, kriminel, tradhtarë, spiunë, patriotë, nacionalistë, xhambazë… të gjithë janë vënë në shërbim të gjuetisë së votës. Kjo është koha e korrjes dhe vjeljes në politikë. Lufta për pushtet nuk njeh rregulla, moral, parime, … Partitë që e kanë shijuar pushtetin e dinë mirë se çka humbin, prandaj, për ta  çdo mjet e arsyeton qëllimin. Shkurtë e shqip, lufta do jetë e vrazhdë, … shumë e vrazhdë.

Partitë politike në këtë kohë trokasin në dyert e të harruarve . Aktivizohen zullumqarët, edepsëzat,  sojsëzët, matrapazët, xhambazët-patriotë, … të gjithë vihen  në shërbim. Mungesa e programit, platformës, konceptit, dijes, … detyrimisht i trazon mbeturinat e shoqërisë në gjuetinë e votës. Ndërsa popullit të  varfëruar dhe të mjeruar  nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta shes, mallin e vetëm që e ka,  votën e vet. Pasi, nderin ia kanë zhvatur qysh moti!  Ku i kanë shkuar të gjitha në të s’amës, … le të shkojë edhe vota!

Telefonat do jenë të qasshëm dit’ e natë. Vota është barabar me oksigjenin. Jashtë retorikës banale ‘demokratike’ në media, ‘pas perdes’ akoma vazhdon teknologjia kriminale e zhvatjes së votave. Një komshi më tha: “më thirrën në parti; shkova dhe u thashë :  a doni vota?  Nxirrni  5.000 euro për mua, dhe 10.000 euro për grupin. Nëse doni …”.  Pazarllëk si me kuajt teknefes!

Ky është realiteti politik. Nuk ka kufi midis  politikës dhe  kriminalit. Politikani dhe  krimineli, janë ortakë në materializimin e kapitalit social.

Shembull i mirë i luftës për zhvatjen e votave shqiptare ishte deklarata e Ali Ahmetit. Deklarata  xheloze, e kërcënoi LSDM’në, t’i mos i prek votat e shqiptarëve’. Pa turp, ky thotë se LSDM’ja nuk ka të drejtë t’i merr votat e shqiptarëve, na la të kuptojmë se ka monopol mbi votën shqiptare. Ky na mban si kope dhensh, që janë pronë e tij. Prandaj, e ruan me xhelozi kopenë që e qeth plotë pesëmbëdhjetë vite. Nga ana tjetër këtë kope e pru buzë greminës. Rrënoi çdo vlerë qytetare.

Ali Ahmeti nuk ka të drejtën morale që të flas në emër të shqiptarëve; sidomos nuk ka të drejtë të përzihet se çka do bëjmë me votat tona. Shqiptarët nuk janë robër të askujt janë qytetarë të lirë, të cilët i garanton  kushtetuta  të votojnë pa kërcënime, dhe  pa detyrime.  Të deklarosh  se dikush nuk ka të drejtë për votën e dikujt në shoqëri demokratike,  është cenim i demokracisë.

Deklarata kriminale ka të bëjë me xhelozinë e partive që nuk kanë substancë, program, ideologji, koncept. Demokraci do të thotë një garë e lirë e ideve, koncepteve, ideologjive, programeve, … Deri dje Alia hapte zyra, në Koçan, në Dellçevë, … dhe me çallëm të madh kërkonte votat e maqedonasve për idenë e tij të madhe … Sa mbaj mend askush, nuk u ngrit nga LSDM’ja ta kufizojë Alinë.  Atëherë ishte koha e euforisë politike. Sot është koha e panikut!