Ballina Lajme ALI AHMETI TANI FLET PËR DROGËN

ALI AHMETI TANI FLET PËR DROGËN

Në Tetovë Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim është duke mbajtur një tubim, ku të pranishmeve iu drejtua edhe kreu i partisë Ali Ahmeti. Ai foli për nevojën urgjente të mobilizimit të gjithë nënave shqiptare në luftën kundër rreziqeve që ju kanosen rinisë shqiptare sot. Ahmeti si rrezik më të madh përmendi shpërndarjen e madhe të drogës viteve të fundit, për çka tha se edhe nënat kanë përgjegjësi në këtë luftë.

“Jo vetëm që shteti ka obligim e detyrim që këtë fenomen që këtë fenomen të shëmtuar e të rrezikshëm që shkakton dhimbje e pasoja në familja, me vendosmëri më të madhe duhet ta luftojë, por ama ju nënat shqiptare duhet ta denonconi pa frikësim, pa hezitim, këtë rrezik kaq të madh, për rininë tonë, për të rejat tona. Në të kaluarën para 30 viteve nëse kanë qenë numra, sot ky fenomen është shumicë, përderisa ka depërtuar edhe në fshatra, zona të thella”, tha mes tjerash Ahmeti, raporton SHENJA.

Ahmeti ftoi nënat që të bashkohen poashtu edhe për avancimin dhe arsisimin e rinisë shqiptare. Ne kemi nevojë me hapa, siç i quajti ai gjeometrik, që të ecim para, tha mes tjerash Ahmeti në fjalimin para forumit të gruas së BDI-së në Tetovë.

Arben Zeqiri /SHENJA/

Loading...