Ballina Lajme Ali Ahmeti ia kërkon votat diasporës

Ali Ahmeti ia kërkon votat diasporës

Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë për tu regjistruar në KSHZ shtetasit e Republikës së Maqedonisë që janë me punë të përkohshme në vendet perendimore, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dalur me një mesazh. Ahmeti i drejtohet mërgatës se me paraqitjen e tyre mund të bëjnë histori, pasi vota e tyre mund të sjellë përfaqësues të tyre shqiptarë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, transmeton FLAKA.info

Ja mesazhi i plotë i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti:

Të nderuar mërgimtar shqiptar, gjithandej në botë, por në veçanti në SHBA, kanë mbetur edhe pak orë per tu regjistruar pranë KSHZ-së.

Sonte në mesnatë skadon afati per regjistrim dhe ju mund ta bëni historinë sepse jemi shumë afër zgjedhjes së Deputetit Shqiptar si përfaqësues i mërgatës shqiptare në parlament!