Ballina Jetë & Stil Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë (FOTO)

Aktorja nga Beogradi hap restorant në Sarandë (FOTO)

Se asnjëherë nuk është vonë të realizosh ëndrrat, këtë e ka dëshmuar kohë më parë aktorja nga Beogradi, Zllata Numanagiq (65).

Ndryshe nga kolegët e saj që kishin hapur objekte hoteliere në Serbi, kjo këtë e bëri disa qindra kilometra larg nga Beogradi i lindjes. Ajo bashkë me mikeshën Olivera Borisavleviq hapi restorant me kuzhinë serbe e mesdhetare “Sarandina” në qytetin Saranda, në jug të Shqipërisë.

-Gjithçka nisi gjatë një vizite turistike në qytetin e Sarandës, në shtator të vitit të kaluar, i tha ajo gazetës serbe “Gloria”, transmeton Koha.net.

-Mikesha ime e dashur, Olivera, djali i saj Nemanja dhe unë shkuam për verime në Shqipëri. Meqë e kishim planifikuar si një udhëtim studimor, vizituam Tiranën, Shkodrën, Durrësin, rrënojat fantastike arkeologjike të Butrintit. Bazën e kishim në Sarandë. Mua, shikuar nga deti, më ngjante në Monte Karlo, të cilin e kam parë dhe prandaj mund të bëj krahasime, – e përshkruan kjo artiste këtë vend në breg të detit Jon, i cili gjatë muajve të kaluar u kthye në shtëpi të dytë.

-Kënaqeshim me ngjyrat e mrekullueshme të detit, që nga bruzi, e murmja e deri te ajo blu të errët dhe të zezë, me perëndimin magjik të diellit. Na pëlqyen lokalet ku hahej mishi i freskët i peshkut, ndërsa vendësit na entuziazmuan me shërbime e mikpritje. Kur pas kthimit në Beograd Olivera më propozoi të realizonim në Sarandë ëndrrat rinore nuk m’u deshën më shumë se tre sekunda që t’i përgjigjem me “Po”.

Në tetor Olivera u kthye në Sarandë për të gjetur lokalin, në nëntor ajo dhe Zllata shkaun atje bashkë për të nënshkruar kontratën dhe për të marrë banesë me qira.

-Pasi rregulluam atje çdo gjë, u kthyem në shtëpi, por gjithë kohën deri vonë në pranverë dhe kur sërish u kthyem në Sarandë u morëm me idetë si ta rregullojmë restorantin tonë. Me muaj punuam për menynë.

-Nuk bëmë gabim që sajuam një meny ofertash të përziera serbe, ballkanike dhe mesdhetare, sqarojnë.
Në restorant, i cili nisi punën më 27 maj, përveç këtyre të dyjave, është i angazhuar edhe një personel vendës. Komunikojnë në anglishte dhe “kuzhin shqiptare”, siç shprehet Zllata me humor. Kuzhinere kryesore është Afërdita.

-Është e mrekullueshme, specialiste për peshk…
Vendësit, të cilët aktorja i përshkruan si të mrekullueshëm, të përzemërt e zemërbardhë, një kohë të gjatë nuk e kishin ditur se ato që kishin marrë “guxim” që të parat dhe të vetmet të hapnin restorant në “vendin e tyre të vogël” ishin serbe. Dhe kur Zllata u tregoi se ishte aktore, ata sa nuk u çmendën.

–Kur panë në Youtube regjistrimet e serialeve “Të çregjistruarit” (Otpisani) dhe “Njerëzit e lumtur” (Srećni ljudi), ata nuk u zinin besë syve të vet.

-Kur në fund të gushtit në “Gazeta shqiptare” doli intervista me mua, atëherë njëmend sa nuk u alivanosën. Ishte botuar një fotografi aq e madhe sa te ne nuk e kisha pasur as kur ishte protagoniste e ballinave të gazetave.
Zllata kohë më parë është kthyer në Beograd dhe këto ditë do t’i kushtohet aktrimit.

-Kështu deri në pranverë, e pastaj ika në këndim tim në detin Jon, – shkruan gazeta Gloria.

20161104123602686 20161104123613253