Ballina Lajme Aktivistët e BESËS rregullojnë rrugët e fshatit Llojan (Foto)

Aktivistët e BESËS rregullojnë rrugët e fshatit Llojan (Foto)

Për të bë punë të mira nuk është patjetër të jesh në pushtet, por mjafton edhe të kesh vullnet. Këtë e kanë dëshmuar edhe aktivistët e Lëvizjes BESA në Llojan të cilët me vetëiniciativë kanë rregulluar rrugët e fshatit të lëna me vite pas dore. “Në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera, së bashku me aktivistët e Lëvizjes Besa nëndega Llojan, u realizua premtimi i dhënë lagjes në të cilën për 15 vjet, vetëm u jepnin premtime dhe ua merrnin kokrrat. Si parathënie e librit u përpilua nga Lëvizja Besa. Ndërsa, tani varet nga ju se libri do të shkruhet apo dotë mbetet bosh”, ka shkruar kryetari i nëndegës së Lëvizjes Besa në Llojan, Suat Daipi, dukebpostuar edhe fotografitë e rrugëve të rregulluara.

llojan llojan-rruga lojan lojan1 lojan2 lojan3-1 lojan-almakos

 

Loading...