Ballina Lajme AHMETI DHE GRUEVSKI DO TË GAROJNË SË BASHKU NË ZGJEDHJE?!

AHMETI DHE GRUEVSKI DO TË GAROJNË SË BASHKU NË ZGJEDHJE?!

Liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, janë para një marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Kështu shkruan Libertas, duke u thirrur në burime brenda BDI-së. Sipas informacioneve, Ahmeti ka vendosur për një hap të tillë duke parë që rejtingu i partisë po shënon rënie drastike, mbi gjitha ka rënie edhe tek popullaritet i tij. Sipas Libertas ngritja e BESËS dhe fakti që LSDM po kërkon vota tek shqiptarët, ka bërë që Ahmeti të bëj koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE. Burimet brenda BDI-së, kanë brifuar se Gruevski dhe Ahmeti janë dakorduar që VMRO-DPMNE të nis fushatë duke u lavdëruar me investime të huaja, vende të reja të punës, objekte të reja, ndërsa karta nacionale, gjegjësisht marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarë të jenë detyrë e Ahmetit dhe BDI-së.

Loading...