Ballina Lajme A.A. dhe M.Xh. nga BDI-ja do të flasin në gjykatë për të...

A.A. dhe M.Xh. nga BDI-ja do të flasin në gjykatë për të shpëtuar vetveten

SHPËRNDAJE

Dy zyrtarë të lartë të BDI-së kanë filluar të bashkëpunojnë me organet gjyqësore dhe me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me ndri;imin e rasteve të dyshimta të krimit dhe korrupsionit, njoftojnë burime diplomatike për Gazetën Lajm.

Këto burime nuk bëjnë të ditur emrat e zyrtarëve të lartë të DBI-së, por vetëm inicialet e tyre dhe thonë se bëhet fjalë për personat me iniciale A.A. dhe M.Xh.

Nëse marrin garanci se nuk do të arrestohen pas ndërrimit të qeverisë më 11 dhjetor, ata janë të gatshëm që si dëshmitarë të mbrojtur të flasin në gjykatë për veprat në të cilat gjoja janë të involvuar ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe funksionarë tjerë.

Përveç garancive se nuk do të arrestohen, A.A. dhe M.Xh. kërkojnë që të mos u preket as pasuria që e kanë krijuar “me djersë” gjatë këtyre viteve sa është partia e tyre në pushtet.

A.A. dhe M.XH. poashtu  kërkojnë garanci nga ndërkombëtarët që të mos arrestohen edhe dy miqtë e tyre të afërt nga radhët e VMRO-së, me iniciale N.G. dhe S.M., me të cilët janë komshinj në Monte Karlo, respektivisht në Vjenë, ku edhe kanë blerë banesa.

Burimet diplomatike porositin ministrat dhe funksionarët e rinj që të kenë kujdes se çka nënshkruajnë, sepse lehtë mund të bëjnë ndonjë vepër penale dhe nesër pasnesër të sakrifikohen për shpëtimin e zyrtarëve të partisë së tyre me iniciale A.A. dhe M.Xh./Lajm/