Ballina Bota Vota e aziatikëve, sondazhet tregojnë se Clinton merr shumicën

Vota e aziatikëve, sondazhet tregojnë se Clinton merr shumicën

Shumë gjëra janë ndryshe në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara dhe veçorisë së tyre i shtohet vëmendja për njërin prej grupeve me rritjen më të madhe demografike në vend, i cili ka qenë përgjithësisht më pak aktiv sesa afro-amerikanët, votuesit e bardhë dhe ata hispanikë.

Aziatikët kanë pasur pjesëmarrjen më të ulët në votime se çdo grup madhor etnik në SHBA e deri më sot, në prag të zgjedhjeve, ata përgjithësisht janë injoruar.

Por këtë herë, si Hillary Clinton ashtu dhe Donald Trump po përpiqen me çdo kusht të fitojnë simpatinë dhe votën e zgjedhësve me origjinë aziatike.

Nga viti 2000 deri në 2010-n, numri i tyre në të ashtuquajturat “shtete të lëkundura” si Nevada dhe Karolina e Veriut, pothuajse është dyfishuar. Sot ky grup votuesish është aq i madh sa mund të luajë një rol vendimtar në presidencialet e nëntorit.

Ata citohen si arsyeja e fitores së demokratit Mark Warmer ndaj rivalit të tij republikan Ed Gillespie në 2014-n. Triumfi i tij u shpjegua pikërisht me votën aziatike. Nëse ky grup zgjedhësish nuk do ta kishte votuar, atëherë betejën për vendin në Senat do ta kishte fituar pa frikë republikani Gillespie.

Ekspertët thonë se qytetarët aziatiko-amerikanë kanë qenë në masë të madhe besnikë të Partisë Republikane falë axhendës së saj miqësore me biznesin, por tonet përçarëse të Donald Trump e kanë fshirë rëndësinë e linjave partiake.

Sipas një sondazhi kombëtar asnjëanës, në këtë kategori zgjedhësish, epërsinë e ka demokratja Clinton.

Loading...