Ballina Top Lajm Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare në Romë vë në dispozicion dy numra...

Tërmeti në Itali, ambasada shqiptare në Romë vë në dispozicion dy numra emergjence

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë Qendroe mëngjesin e sotëm, ambasada shqiptare në Romë ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrat e emergjencës +393420498192 dhe +393477400613.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka shprehur mbështetjen për popullin Italian që po kalon moment të vështira pas tërmetit.

“Italia mike u godit sërish nga një tjetër tërmet mëngjesin e sotëm. Urojmë që pasojat të jenë sa më të vogla. Jemi pranë popullit dhe qeverisë italiane në këto momente të vështira” thotë Bushati në njoftimin për media.

Nga tërmeti me magnitudë 6.5 ballë i shkallës Rihter, deri më tani raportohet për dhjetra të plagosur. Fatmirësisht ende nuk ka të dhëna për viktima.

Loading...