Ballina Diaspora Shqiptarja që u përzgjodh nga socialistët europianë për në fushatën e Hillary...

Shqiptarja që u përzgjodh nga socialistët europianë për në fushatën e Hillary Clinton

SHPËRNDAJE

Mbeten vetem 10 dite deri ne zgjedhjet presidenciale ne Amerike. Ky pa dyshim eshte nje vit elektoral shume interesant ne Shtetet e Bashkuara.

Ngjarjet e fundit ne fushaten e te dy kampeve e kane bere garen per vendet ne Kongres dhe Senat shume te paqendrueshme. Eshte nje gare e paprecedent e cila ka terhequr vemendjen e gjithe vendeve te botes.

Pa diskutim eshte moment shume i vecante edhe ne aspektin edukativ dhe punes ne terren.

Partia Socialiste Europiane  i ka kushtuar shume vemendje fushates dhe zgjedhjeve te sivjetshme pertej Atlantikut. Ne bashkepunim me partneret ne Amerike, Daraka Larimore Hall and Heather Broë nga Modern Action Strategies (MAS), PES ka krijuar nje plan dy javor vizite studimore ne terren.

Grupi i perzgjedhur prej 15 personash, perbehet nga politikane te rinj premtues, deputete e perfaqesues te partive socialiste nga  Franca, Hollanda, Suedia, Irlanda, UK, Norvegjia, Spanja, Hungaria dhe Shqiperia. Grupi drejtohet nga sekretarja e pergjithshme e Socialisteve Evropian, Marije Laffeber.

Joleza Koka eshte e vetmja vajze e perzgjedhur nga PES dhe gjithashtu e vetmja perfaqesuese nga Ballkani.

Vizita ne fushaten e zgjedhjeve ne Amerike konstiston ne perfshirjen e drejteperdrejte ne kampin e Demokrateve. Fokusi do te jete ne San Diego, Santa Barbara, and Southern Nevada, ku Hillary Clinton po lufton per te fituar sa me shume vende ne kongres per shkak te rezultatit te lekundur.

Pjese e takimeve ne Los Angeles ishte dhe ‘Franklin and Eleanor Roosevelt Democrat of the Year Dinner’, nje aktivitet me qellim mbledhjen e fondeve dhe nderimin e aktivisteve te terrenit, i organizuar nga Nen Kryetari i partise Demokratike te Kalifornise, njekohesisht Kryetar i partise se Los Angeles Eric C. Bauman.

Puna ne perditshmeri ne zyrat e koordinuar nga Partia Demokratike pervec fushates dere me dere perfshin takime me profesioniste fushatash, planifikues, aktiviste dhe kandidate.

Ne zyra si ajo e distriktit te 3-te prane Las Vegas ne Nevada, aktivistet punojne prej ores 8 te mengjesit deri ne 8 te darkes per te ftuar sa me shume demokrate qe te votojne per tre kandidatet gra, Jacky Rosen per Kongres, Cortez Masto per Senat dhe Hillary Clinton per Presidente. Javën e kaluar ishte vetë Barack Obama ai i cili mbajti fjalimin mbështetës për votuesit demokrat në Nevada.

Një figurë tjetër e dashur për amerikanet është zëvendës presidenti Joe Biden. Miqtë dhe kolegët por edhe simpatizantët e demokratëve vlerësojnë forcën e tij për të tejkaluar fatkeqësitë e njëpasnjëshme që kanë goditur familjen e tij.

Gjatë fjalimit në takimin me sindikatat e Nevades ai theksoi që është e rëndësishme çdo votë jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për t’i treguar gjithë botës që populli amerikan nuk e përkrah gjuhën e urrejtjes të përdorur nga rivali republikan Donald Trump.