Ballina Bota SHBA/ E ngatërroi mbështetësin me protestues, Trump e përzë nga fushata (Video)

SHBA/ E ngatërroi mbështetësin me protestues, Trump e përzë nga fushata (Video)

Një mbështetës me ngjyrë i Trump u nxorr jashtë fushatës së tij pasi e ngatërruan për protestues.

CJ Cary, prej kohësh një mbështetës i Donald, mori pjesë në fushatën e kandidatit republikan në Kinston.

Trump ishte duke folur me zë të ulët kur turma filloi të fërshëllente. “Kemi një protestues këtu,” tha Trump.

“A të paguan 1.500 dollarë për të hyrë këtu? Ku është protestuesi? Ku është? A e paguan? Nxirreni jashtë” tha Trump duke iu drejtuar truprojave të tij.

Trump edhe më parë ka akuzuar se Clinton po paguan protestues për të ndërprerë fushatat e tij në shtete të ndryshme.

Megjithatë pasi e larguan nga protesta Cary tha për Washington Post se ai në fakt ishte mbështetës i fortë i Trump dhe se e larguan nga protesta gabimisht.