Ballina Lajme Rajoni Serbia nuk e tradhton Rusinë vetëm…për Kosovën

Serbia nuk e tradhton Rusinë vetëm…për Kosovën

SHPËRNDAJE
“Nëse Serbia do t’ia kthente shpinën Rusisë dhe të vendoste sanksione nga këtij vendi mik, kjo do të ishte shkatërruese dhe mund të thuhet lirisht, politikë tradhtare. Pas kësaj, do t’i hapej dera Kosovës që të bëhej anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkuara”.

Këtë e ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ë një intervistë për “Novosti”, në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të ashpra të qendrave të fuqishme perëndimore, por edhe forcave të caktuara politike brenda Serbisë, të cilat kërkojnë praktikisht “të thyhet partneriteti” me Federatën Ruse.

“BE-ja është qëllimi ynë strategjik, por jo i vetmi. Qëllimi ynë i parë është për të mbrojtur interesat tona shtetërore dhe kombëtare. Nëse ne do të dëgjonim këta zëra dhe të vendosnim sanksionet kundër Rusisë, ne do të kemi së shpejti një Kosovë të pavarur dhe plotësisht të njohur ndërkombëtarisht. Me këtë nuk do të bënim asgjë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”, ka thënë ndër tjerash Daçiç.