Ballina Kronika Rumuni i dashuruar pas shqiptares, rreh babanë e saj por përfundon keq

Rumuni i dashuruar pas shqiptares, rreh babanë e saj por përfundon keq

SHPËRNDAJE

Një histori si në filma ka ndodhur në Greqi, në qytezën Kastri. Shkak është bërë një lidhje dashurie mes një rumuni dhe një vajze shqiptare, e cila nuk pëlqehej nga babai i kësaj të fundit.

Gjithçka nisi kur rumuni strehoi në shtëpinë e tij vajzën shqiptare, të cilën e mbajti për disa ditë. Kjo e fundit, kur kthye në shtëpi u dërgua në Shqipëri nga i ati. Ky nuk dëshironte që vajza të shoqërohej me rumunin, pasi ai ishte person problematik dhe me precedentë penalë.

Pasi mori vesh që vajza ishte kthyer në Shqipëri, rumuni së bashku me dy miq të tij bullgarë kanë shkuar në banesën e babait të vajzës dhe e kanë rrahur duke e kërcënuar me jetë. Ata ishin të armatosur me hanxharë dhe arritën që të thyenin shumë orendi në banesën e shqiptarit. Ky i fundit arriti që të dalë nga shtëpia dhe të marrë një motor drejt e në rajonin e Policisë, raporton Panorama.

Por dy bullgarët dhe rumuni iu vunë pas. Në një kryqëzim, rumuni aksidentohet duke përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas grek. Ai plagoset lehtë, por largohet nga vendngjarja. Ndërsa babai i vajzës arrin të bëjë kallëzimin në Polici. Mediat greke shkruajnë se janë arrestuar dy bullgarët 19 dhe 17 vjeçë. Policia është ende në kërkim të rumunit.