Ballina Lajme Rinia e BDI-së dikur mbushte sallën Boris Trajkovski, sot nuk mundet ta...

Rinia e BDI-së dikur mbushte sallën Boris Trajkovski, sot nuk mundet ta mbushë “Shaban Tërstenën

Disa rinitarë të BDI-së të cilët sot bojkotojnë tubimin e kësaj partie sot në Shkup, thonë se më mirë do të ishte që kryetar i BDI-së të zgjedhet Hazbi Lika, për shkak se Ali Ahmeti është afruar shumë me Musa Xhaferin dhe Nikolla Gruevskin.

“Po të zgjedhej Hazbi Lika për kryetar, BDI do të reformohej dhe do të largoheshin strukturat e partisë që janë të afërta me Gruevskin, Xhaferin dhe Mijallkovin. Mirëpo kjo nuk po ndodh, prandaj ne që dikur mbushnim plotë sallën Boris Trajkovski, sot nuk po mundemi ta mbushim as sallën Shaban Tërstena, e cila është dhjetë herë më e vogël”, kanë thënë ata për Gazetën Lajm, duke treguar shkaqet se pse e bojkotojnë tubimin./Lajm/

Loading...