Ballina Kuriozitete Ora dimërore, që nesër fitojmë 1 orë më shumë gjumë

Ora dimërore, që nesër fitojmë 1 orë më shumë gjumë

SHPËRNDAJE

Për të gjitha ata që nesër, por edhe më tej duan të flenë një orë më shumë, kjo është mundësia më e mirë. Të dielën e 30 tetorit akrepat e orës do të shtyhen një orë mbrapa. Ky ndryshim do të ndodhë nesër, nga ora 3 kur akrepat do te shkojnë tek 2-shi.

Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.