Ballina Bota “Manuali i Mbijetesës,” Lituania përgatitet për një pushtim rus?

“Manuali i Mbijetesës,” Lituania përgatitet për një pushtim rus?

SHPËRNDAJE

NATO dhe Lituania kanë përfunduar operacionin e përbashkët stërvitor në kufi me Rusinë, ku morën pjesë rreth 3000 trupa.

Kjo stërvitje është më e madhja e zhvilluar së fundi, ndërsa tenton t’i përgjigjet lëvizjeve ushtarake ruse në kufijtë e Europës lindore.

Ndërkaq, në përfundim të kësaj stërvitjeje, ministria e mbrojtjes së Lituanisë ka botuar edhe 30 000 kopje të “Manualit të Mbijeteës,” në rast të një pushtimi nga Rusia.

Guida 75-faqëshe, iu kërkon shtetasve të kenë vullnetin për të rezistuar, nëse forcat e Vladimir Putin sulmojnë.

Më tej, në të spiegohet se si mund të dallohen tanket apo armatimet ruse, si edhe jepen këshilla mbijetese, duke përfshirë edhe paketimin e kondomëve, të cilët do të shërbejnë për të transportuar ujë dhe ushqim.

Manuali jep këshilla edhe për veshjen, mbajtjen e maskimeve guerilase, si edhe përdorimin e disa llojeve të armëve.