Ballina Lajme LSDM: Kjo qeveri është duke e vënë jetën tonë në rrezik, menjëherë...

LSDM: Kjo qeveri është duke e vënë jetën tonë në rrezik, menjëherë duhet të largohet

SHPËRNDAJE

Kjo qeveri e Nikolla Gruevskit është e rrezikshme për jetën dhe duhet të largohet. Me çdo ditë të re me ata, është në rrezik jeta e fëmijëve tanë, prona tonë dhe siguria e qytetarëve.

Ky është vendi ku, natën e kaluar, Dime Spasov zëvendësministri plotësues i punës dhe politikës sociale, i dehur, me automjet zyrtar ka goditur disa automjete dhe ka ikur. Spasov-i është njeriu që drejton me vite kopshtet e fëmijëve, atje ku akomodohen fëmijët tanë.

Edhe sa viktima duhet të marrin këta njerëz duke u azdisur?

Po në qoftë se në këtë rrugë, kishte fëmijë, adoleshentë, qytetarë? Edhe në atë rast do të ikte?

Pas aksidentit Dime Spasov ka ikur. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e kuadrove të kësaj Qeverie, e cila në atë mënyrë e filloi mandatin e vet. Me vrasjen e një të riu.

Dime Spasov nuk ishte vetëm i dehur, por përdori një automjet zyrtar jashtë orarit të punës, dhe ky ka qenë automjeti në pronësi të Agjencisë për punësim! Kush dhe si i ka lejuar Dime Spasov-it për të përdorur automjetin zyrtar të Agjencisë për punësim? Ky është një abuzim klasik i institucioneve, abuzim klasik i pronës së qytetarëve, të pronës së Republikës së Maqedonisë.

Dime Spasov-i do të duhet të mbajë përgjegjësi për incidentin e mbrëmshëm. Ne i rekomandojmë që të tërhiqet dhe të mos dalë në publik. Ai nuk ka asnjë kredibilitet moral dhe politik për të folur për kujdes ndaj qytetarëve. Sepse tregoi me vepra se si kujdeset për ata. Do të shkaktojë dëme dhe po ikën.

Maqedonia nuk meriton një qeveri të këtillë të papërgjegjshme.

Qeveria e Gruevskit nuk duhet ta udhëheqë më shtetin tonë