Ballina Lajme LSDM KËRKON DORËHEQJEN E SPASOVIT, I PËRGJIGJET VMRO-DPMNE

LSDM KËRKON DORËHEQJEN E SPASOVIT, I PËRGJIGJET VMRO-DPMNE

SHPËRNDAJE

LSDM-ja dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit kanë  kërkuar dorëheqje nga zv/ministri shtesë i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili dy ditë më parë, më makinë zyrtare jashtë orarit të punës ka shkaktuar aksident. Në komunikatën e LSDM-së thuhet se Spasov  po i ik përgjegjësisë duke shpikur gënjeshtra

“Ai është shembull i keq për fëmijët dhe për çdo qytetarë. Nëse nuk merr përgjegjësi, kjo do të thotë se çdokush në këtë shtet mund të bëj çfarë të dojë. Për këtë shkak policia duhet të zbardh incidentit dhe Spasov duhet të përballet me drejtësinë, thuhet në reagimin e LSDM-së.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së, sipas të cilëve, LSDM-ja është inferiore kur bëhet fjalë për problemet reali dhe brengat e qytetarëve, andaj, sipas tyre, temë qendrore 40 ditë para zgjedhjeve e ka një aksident trafiku dëmi material i të cilit kushton 150 euro.

“LSDM është e vetëdijshme se nuk mund ti bëj ballë VMRO-së me projekte, ulje të papunësisë, ekonomi. Për këtë arsye duhet të shpik gënjeshtra të manipulojë opinionin, duke imponuar tema të cilat do të largojnë vëmendjen e opinionit nga ofertat e partive. Ata edhe njëherë e treguar fytyrën e vërtet të tyre”, qëndron në përgjigjen e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe zv/ministry shtesë Spasov me makinë zyrtare ka shkaktuar një aksident komunikacion në lagjen Taftalixhe të Shkupit, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas MPB-së ai ka qenë në gjendje të alkoolizuar.

Enis Murtezi /SHENJA/


LSDM kërkon dorëheqjen e Spasovit, i përgjigjet… by tvshenjaofficial