Ballina Bota Lopez, fushatë për Clinton

Lopez, fushatë për Clinton

SHPËRNDAJE

Pavarësisht çështjes aq të debatuar të e-maile-ve të Hillary Clinton, kandidatja demokrate përveç figurave të shquara demokrate me në krye familjen Obama, vijon të marrë mbështetjen e emrave më të njohur të “showbizz”.

Shiu nuk i ndali aspak fansat të mblidheshin në një koncert të Jennifer Lopez në Miami, ku ylli i muzikës pop bëri thirrjen e saj për të votuar Clinton.

“Më të fortë së bashku” lexonin disa nga pankartat që mbanin në duar fansat, kur papritur në skenë u shfaq Hillary Clinton. Eventi është një nga koncertet e tjerë që do të zhvillohen nga Bon Jovi dhe Jay Z për të nxitur fansat që të shkojnë dhe të votojnë.

“Nuk ka rëndësi se në çfarë pike të ulët shkojnë kundërshtarët tanë, ne shkojmë lart dhe sado që ata na sulmojnë, ne nuk zmbrapsemi”, tha Clinton.

Komentet e saj erdhën dy ditë pasi FBI njoftoi se ka rihapur hetimin për përdorimin serverit të saj privat të e-mail-it në kohën kur shërbente si Sekretare Shteti.

FBI u këshillua nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë që të mos informonte Kongresin për hetimin e ri të postës elektronike të Hillary Clinton. Zyrtarë të këtij departamenti thanë se kjo lëvizje bie ndesh me rregullat që shmangin ndërhyrjet në zgjedhje.