Ballina Kronika Kamioni me peshë 108 ton shemb urën në Itali, humbin jetën dy...

Kamioni me peshë 108 ton shemb urën në Itali, humbin jetën dy persona (Video)

Ky është momenti kur një kamion ka rënë në mbikalimin e superstradës Milano-Lecco në Itali. Nga incidenti fatal ka humbur jetën 68 vjeçari Claudio Bertini, një mësues fizike në pension ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 12 vjec.

Shkak për shembjen e urës sipas mediave italiane është bërë ngarkesa tej normave e kamionit. Pesha e kamionit ishte 108 ton dhe nuk kishte autorizim për të kaluar në atë mbikalim. Pas incidentit fatal, ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Graziano Delrio, ka ngritur një komision hetimor mbi ngjarjen.

Loading...