Ballina Kronika DETAJET/ Turistja u hodh vetë nga 15-katëshi, ja letra tronditëse që la

DETAJET/ Turistja u hodh vetë nga 15-katëshi, ja letra tronditëse që la

SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e disa minutave më parë në qendër të kryeqytet, ku një shtetase e huaj është hedhur nga një lartësi e konsiderueshme nga hoteli ku ishte akomoduar.

Policia bën me dije se shtetasja e huaj rreth 40 vjeçe është hedhur nga kati i gjashtë  (dhoma) që ka prenotuar dhe ka rënë mbi një sipërfaqe tarrace në katin e tretë.

Ende nuk dihen identiteti i shtetases së huaj, e cila është dërguar e urgjencë në spital. Por “Panorama” ka mësuar nga burimet e saj nga stafi i Hotel Tiranës, se ajo ka lënë edhe një letër. “Unë po vetëvritem. Jam dakord që organet e mia mund t’i përdorin njerëzit që kanë nevojë”, thanë burimet  që kanë parë letrën që është gjetur në dhomën ku qëndronte gruaja e huaj.

Tani këtë letër e ka në dorë policia e cila po heton edhe më tej ngjarjen. Mësohet se gruaja kishte pire alkool pa fund dhe policia ka gjetur në dhomën e saj shishe të zbrazura.

aaaa2 maxresdefault-26-780x439