Ballina Lajme ANALISTËT: AHMETI 15 VJET PREMTIMET TË NJËJTA

ANALISTËT: AHMETI 15 VJET PREMTIMET TË NJËJTA

SHPËRNDAJE

Edhe pas 15 viteve me premtimet e njëjta të cilave më nuk u besojnë as vetë dhe as anëtarësia e BDI-së. Kështu e vlerësojnë ekspertët politik fjalimin dhe premtimet e djeshme të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti para Forumit Rinor të BDI-së. Analisti Ismet Ramadani madje deklaron se fjalimi i djeshëm nuk përmbante asgjë esenciale, por ishte sapër të thënë diçka. Ramadani nënvizon se në fjalimet gjatë fushatës do të jetë shumë anemike.

“Përndryshe pak më larg, tek ai që është interesi i qytetarëve dhe avancimi i çështjes shqiptare në aspektin politik, kushtetues, ekonomik dhe në atë që është mirëqenie ekonomike, rehati, qytetarët nuk e presin më prej atij, sepse përjetuan momente shumët rënda siç është Monstra, Sopoti, rrahje të ndryshme të rinisë, vasaliteti i skajshëm ndaj Nikolla Gruevskit dhe klikës së tij kriminele, bashkëpunimi në këtë drejtim në çështje të cilat hyjnë në segmentin e kriminalitetit dhe korrupsionit”, deklaroi analisti politik Ismet Ramdani.

Ndërsa, profesori universitar Alajdin Demiri thotë se Ahmeti politikën e ulë në nivel të bisedimeve dhe muhabeteve të odave duke premtuar vepra të cilat deri më tani nuk i ka realizuar asnjëherë. Profesori Demiri thotë se dallimi kësaj radhe është se ka hequr dorë nga disa premtime tepër të rëndësishme për shqiptarët.

“Ajo që ishte karakteristike ishte heqja dorë nga disa premtime të mëçarshme për shkak se difinitivisht i ka fshirë ato dhe nuk do të merret me ato, siç është statusi i ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe invalidëve të luftës dhe iu kthye përsësi problemit të gjithës shqipe dhe diplomacisë për të cilat ka një bagazh që i ruan dhe japin përshtypjen se ajo parti nuk është seriozisht e interesuar për këto punë. E aq më tepër kur bëhet fjalë për diplomacinë, për anëtarësim në natë dhe BE. Këto janë fjalë boshe të cilat ai i përdorë”, deklaroi Alajdin Demiri, analist politik.

Në fjalimin e djeshëm para të rinjve të partisë së tij, Ali Ahmeti përsëri premtoi se BDI do të angazhohet për barazi ekonomike, vendimmarrje konsensuale, që gjuha shqipe të jetë zyrtare në tërë territorin, për sundimin e shtetit ligjor dhe për anëtarësimin në NATO.

Mefail Ismaili /SHENJA/