Ballina Kronika Zhduket kumanovarja bashkë me djalin 2 vjeçar

Zhduket kumanovarja bashkë me djalin 2 vjeçar

SHPËRNDAJE

Një grua kumanovare e moshës 31 vjeç është raportuar e zhdukur bashkë me djalin e saj 2 vjeçar,informon INA. Rasti është paraqitur në polici nga bashkëshorti 24 vjeçar O.S, i cili ka thënë se gruaja e tij A.V, 31, me të cilin nuk ishin të kurorëzuar, por bashkëjetonin, është zhdukur në drejtim të panjohur. Ai fillimisht ka menduar se ajo ka shkuar tek të afërmit, por pas kërkimeve, ai ka denoncuar rastin në polici.