Ballina Lajme Zaev takohet me përfaqësues të Bankës Botërore

Zaev takohet me përfaqësues të Bankës Botërore

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga Dejan Pavleski, kryetar i Komisionit për vetëqeverisje lokale të LSDM-së, sot u takua me Eugene Gurenko, përfaqësues i Bankës Botërore, i shoqëruar nga Mariana Lamiq-Saramandiq dhe Nadica Jovanovska Boshkovska, përfaqësues të projektit Evropa e Re, i financuar nga Banka Botërore, për mbrojtje nga rreziqet katastrofike.

Në takim, siç kumtoi LSDM, është folur për ndihmën inkuadruese të Bankës Botërore ndaj shtetit dhe komunave në kushte të fatkeqësive natyrore me pasoja të padëshiruara.

“Jogatishmëria e institucioneve shtetërore për t’u ballaafquar me rreziqet nga vërshimet me pasojat katastrofike në Shkup si dhe tërmetet të cilat e goditën rajonin e Shkupit është vërtetim alarmant se Maqedonisë i nevojitet qasje më serioze në ballafaqimin me pasojat e padëshiruara nga fatkeqësitë e mundshme natyrore”, theksoi Zaev.

Kryetari i LSDM-së e ka mbështetur projektin e Bankës Botërore për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe rreziqet, duke theksuar se shteti në të ardhmen duhet në mënyrë serioze të hapet ndaj llojeve të tilla të projekteve të cilat janë me interes të veçantë për qytetarët.

Loading...