Ballina Kuriozitete VIDEO e frikshme/ Dy dema 500-kilogramësh përplasen kokë më kokë, ngordhin në...

VIDEO e frikshme/ Dy dema 500-kilogramësh përplasen kokë më kokë, ngordhin në vend

Përplasja e dy demave në një arenë të posaçme për ta, është kthyer në një moment fatal për dy kafshët.

Demat gjysmë ton, u lanë të lirë në arenë përpara turmave në Sanguesa të Navarras në veri të Spanjës.

Demat kanë ngordhur pas përplasjes së fortë midis tyre kokë më kokë, ndërsa njëri pësoi hemorragji menjëherë pas ngjarjes, siç edhe shihet në video. Demat pësuan ngordhje të menjëhershme pas përplasjes së tyre.

Incidenti fatal ndodhi pas ata u lanë të lirë në ring pas mbërritjes nga një fermë në afërsi të qytetit të Avilës më në jug.

Sanguesa është duke festuar festivalin e saj vjetor, gjatë së cilës zhvillohet gara e demave. Një kritikë i kësaj tradite, tha se të paktën, kafshët u kursyen nga torturat e ngadalta.

Loading...