Ballina Lajme Rajoni Video/ Deputeti i PS-së përfiton nga Rilindja, zapton me mur tokën publike

Video/ Deputeti i PS-së përfiton nga Rilindja, zapton me mur tokën publike

Një qytetar nga Lushnja denoncon në emisionin investigativ “STOP”, abuzimin që ka bërë i zgjedhuri socialist i këtij qyteti, Bujar Çela. Duke shfrytëzuar imunitetin parlamentar, deputeti i PS-së, Çela, ka zgjeruar gardhin e vilës ku ai banon, me rreth 2.5 metra, duke hyrë kështu në pronën publike.

Pas këtij denoncimi, gazetari i “STOP” i drejtohet Drejtorit të IKMT-së, Shaqir Zhama, i cili thotë se, deputeti nuk ka leje, por nuk e ka të vështirë që ta marrë atë.

Gazetari: Z. Bujar Çela, që është deputet i rrethit Fier po bën një zgjerim tek gardhi i shtëpisë ku e ka pasur, dhe ka dalë nja 2 m e gjysmë. A ka leje për këtë?

Drejtori i IKMT: “S’dimë gjë…”!

Gazetari: Urdhëro?

Drejtori i IKMT: “Nuk dimë gjë…!

Drejtori i IKMT: “Ku është kjo?”

Inspektori i IKMT: “S’kemi marrë informacion.”

Gazetari: Shiko murin që ka pasur.

Drejtori i IKMT: “Po muri i vjetër.”

Gazetari: Këtë e ka bërë para, këtë gardhin.

Drejtori i IKMT: “Është bërë tani kjo. Mund të jetë bërë tani kjo. Para 4-5 ditësh që kam kaluar unë këtu nuk ka qenë. S’e di n.q.s ka marr leje në bashki!”

Drejtori i IKMT: “Do vinte edhe këtu leja, se marrim edhe ne njoftim, që filani…”

Drejtori i IKMT: “S’ka asnjë gjë…”

Drejtori i IKMT: “Po mo e nxjerr ai. E nxjerr lejen.”

Gazetari: Ideja është që duhet ta kishte nxjerrë.

Drejtori i IKMT: “E ta kishte nxjerrë…po hajde.”

Inspektori i IKMT: “Sot i vajta unë atje.”

Drejtori i IKMT: “Vajte ti vajte?”

Inspektori i IKMT: “Po vajta unë.”

Gazetari: Çfarë të tha?

Inspektori i IKMT: “Po e kam bërë për t’i dhënë më bukuri rrugës tuaj në kuptimin e asaj… I thashë unë pot ë kishe marrë leje… I bëj unë letrat, i bëj unë kaq.”

Deputeti: “Rri lsa rri, se ti e di që unë nuk jam i sekreteve.”

Gazetari: Si kalove? Të shqetësuam? Na fal.

Deputeti: “Jo mo vëlla, unë jam shqetësuar që jeni lodhur deri kaq, se unë ja sjell vetë të filmuar siç erdhi dje në parlament, që Bujar Çela po ndërton gardhin me blloqe me hekura.”

Deputeti: “Kur ndërtova unë shtëpinë para 25 vitesh, i lashë unë si gjithë të tjerët, që të zgjerohet rruga, se jam i pari unë që kam ndërtuar. Ka ca muaj, që i ka hequr bashkia këta tregtarët. Aty u bë si vend plehrash, merr plehra hidhi aty.”

Gazetari: Është me leje, me të gjitha?

Deputeti: “Kam shtëpinë me letra me të gjitha.”

Deputeti: “Unë kam ndryshuar thjesht gardhin, nga avlli kam vënë zgarrë. Kam zënë vendin e plehrave që duhet ta kisha bërë sot e 25 vjet atë gardhin, që e lashë aty që të zgjerohej rruga. Unë e prisja këtë me sinqeritet.”

Deputeti: “Madje e prisja që të merrje në telefon që dje në kuvend ore po të bëjnë ca fotografi te shtëpia.”/tvklan.al/

Loading...