Ballina Lajme (VIDEO) BESA – RDK: BASHKËPUNIMI OPOZITAR DO TË VAZHDOJË

(VIDEO) BESA – RDK: BASHKËPUNIMI OPOZITAR DO TË VAZHDOJË

Lëvizja Besa dhe RDK kanë realizuar sot një takim të inicuar nga Këshilli Opozitar, i cili është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit opozitar. Arianit Hoxha nga ky Këshill, para realizimit të këtij takimi, deklaroi se temë e takimit janë çështjet që tangojnë shqiptarët në vend si dhe mobilizimi i opozitës për rrëzimin e pushtetit aktual.

“Kjo është iniciativë për takim mes dy subjekteve politike. Ne si Këshill Opozitar kemi punuar për të realizuar këtë takim. Është një nismë fillestare për të debatuar për periudhën parazgjedhore dhe për çështjet të cilat tangojnë qytetarët shqiptar dhe për mënyrën e organizimit të opozitës të mirëfilltë në Maqedoni, e cila do t’i bëjë ballë kësaj Qeverie kryesisht pushtetit VMRO-BDI”, deklaroi Arianit Hoxha nga Këshilli Opozitar.

Ndërkaq, liderët partiakë, Bilall Kasami i Lëvizjes BESA dhe Fadil Zendeli i RDK-së, duke përshëndetur këtë iniciativë, thanë se takime të këtij karakteri kanë zhvilluar edhe më herët ndërkohë që janë shprehur njëzëri se opozita shqiptare duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje.

“Ne si Lëvizje Besa kemi potencuar në vazhdimësi se jemi të interesuar që këto zgjedhje shqiptarët të dalin të bashkuar, në fakt opozita shqiptare të dalë e bashkuar. Kontaktet kanë vazhduar gjithmonë kemi pasur kontakte, ka pasur iniciative, kemi përshëndetur ato iniciative me këtë frymë përshëndesim edhe iniciativën e Këshillit Opozitar që para zgjedhjeve të bashkëpuojnë sa më shumë nga subjektet opozitare shqiptare në një front të përbashkët për ta rrëzuar këtë të keqe me të cilën ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë”, tha kreu i Lëvzjes BESA, Bilall Kasami.

“Ne kemi pasur kontakte të mëhershme me Lëvizjen Besa dhe me partitë tjera rreth asaj ideje që qarkullon brenda opinionit shqiptar që të vihet deri te unifikimi i faktorit politik duke e paraparë si parakusht për mobilizimin e elektoratit shqiptar që të mund të ballafaqohemi me një pushtet që është tërësisht i kriminalizuar dhe është në funksion të çdo gjëje të keqe, por jo asaj që është në interesin shqiptar”, deklaroi lideri i RDK-së, Fadil Zendeli.

Ata kanë shtuar se për momentin po zhvillojnë takime vetëm me partitë politike shqiptare.

Teuta Buçi /SHENJA/

BESA – RDK: Bashkëpunimi opozitar do të vazhdojë by tvshenjaofficial

Loading...