Ballina Kronika Vëllai i 35-vjeçares: Më vdiqën motrën dhe mbesën, mjekët më çuan në...

Vëllai i 35-vjeçares: Më vdiqën motrën dhe mbesën, mjekët më çuan në polici

35-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm, bashkë me foshnjën e saj, në Maternitetin ‘Koço Gliozheni”, la dy fëmijë pa nënë. Vëllai i nënës fatkeqe Aida Cajka deklaroi për “News24” se policia e shoqëroi pas vdekjes së motrës, pasi ai kërkonte informacion nga mjekët dhe askush nuk i jepte shpjegime.

“U them mjekëve çfarë po ndodh më thanë pyet vete. Në atë moment i rashë xhamit , ndoshta pak më fortë seç duhet dhe xhami u thye. Në këtë moment kanë lajmëruar policinë dhe më kanë shoqëruar.”- deklaroi Fatjon Toska.

Vëllai i viktimës pretendon se mjekët dhe drejtoresha e spitalit kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me vdekjen e foshnjës.

“E fusim brenda, mjeku thotë po marr koleget e mi. Tha fëmija ishte i gjallë. Në dokumentacion nuk vërteton se është bërë një ekografi që fëmija është gjallë. Më thanë na jep konsensusin që të bëjmë operacionin sepse bashkëshorti i saj nuk ishte këtu, dhe në një moment mjekët largohen dhe vetëm njeri prej tyre i bënte një masazh kardiak. Unë ende nuk e di shkakun e vdekjes së motrës dhe mbesës. Drejtoresha e spitalit më tha se në momentin që erdhi motra foshnja ka qene e vdekur, ndërsa mjekët më thanë që foshnja ishte gjallë.”- deklaroi vëllai i 35-vjeçares, Fatjon Toska, i cili kërkon drejtësi për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares Aida Cajka është emigrant në Itali dhe është nisur menjëherë drejt Tiranës, sapo ka marrë vesh për fatin tragjik të gruas dhe foshnjës së tij.

Loading...