Ballina Lajme Vazhdim i seancës së 117-të kuvendore

Vazhdim i seancës së 117-të kuvendore

SHPËRNDAJE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë vazhdimin e parë të seancës së 117-të në rend dite të së cilës është Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardet studentore në lexim të dytë.

Deputetët do t’i shqyrtojnë edhe Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për bashkë-lokacion të përfaqësive diplomatike-konsullare, si dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekspropijim, të Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronë shtetërore, të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, të Ligjit për sistemin hekurudhor, të katërtat në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite janë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet në pronë shtetërore dhe me sendet në pronë shoqërore, dhe Ligjit për shfuqizimin e ligjit për caktimin e kushtit për kufizimin e ushtrimit të funksionit publik, qasje në dokumente dhe publikim të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, i parashtruar nga deputetë nga opozita, të dy në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë.