Ballina Bota Trump prezanton hotelin 200 mln dollarësh, pak metra larg Shtëpisë së Bardhë!...

Trump prezanton hotelin 200 mln dollarësh, pak metra larg Shtëpisë së Bardhë! (FOTO)

SHPËRNDAJE
Donald Trump ndoshta edhe mund të humbasë zgjedhjet dhe të mos e plotësojë endrrën për t’u futur në Shtëpinë e Bardhë, ama do ketë këtë hotel madhështor vetëm pak metra larg saj.
Miliarderi njujorkez ka rikonstruktuar një ndërtesë të vjetër duke e kthyer në një hotel luksoz.
Ai ka shpenzuar plot 200 milionë dollarë për të rikonstruktuar një ndërtesë të vitit 1899.
Për rikonstruksionin u nevojitën plot 2 vjet dhe muajin e ardhshëm pritet të bëhet një ceremoni madhështore për inaugurimin e tij.
Por kjo gjë është pritur me protesta nga qytetarët.
“Emigrantët dhe myslimanët janë të mirëpritur këtu, hoteli i Trump jo”, thuhej në parrullat e protestuesve.
Megjithatë “Trump International Hotel” është ndërtuar dhe pritet vetëm prerja e shiritit për të nisur punën.