Ballina Kuriozitete Tragjike, 25-vjeçarja humb betejën me kancerin një ditë para dasmës

Tragjike, 25-vjeçarja humb betejën me kancerin një ditë para dasmës

SHPËRNDAJE

Një blogere, e cila diagnostikohej nga kanceri në tru, ka humbur sot jetën, vetëm një ditë para dasmës së saj të ëndrrave. Anna Swabey, 25 vjeçe, nga Newton Aycliffe do të martohej me Andy Bell, 26 vjeç, me të cilin ishte njohur një vit më parë. Por, pasi sëmundja e saj avancoi, çifti u detyrua që të përshpejtonte planet për dasmën, duke afruar kështu datën.

Kanë qenë vetë familjarët atë që kanë shpërndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale. “Anna u nda nga jeta paqësisht në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk mund të shprehim me fjalë sesa e thyere është zemra jonë. Pavarësisht mërzisë tonë, ne jemi shumë krenar për kurajën e saj, shpirtin dhe vendosmërinë e saj pavarësisht sëmundjes”, kanë shkruajtur familjarët e saj në blogun e Annës, përcjell ‘Daily Mail’. Anna nuk mundi ta vishet kurrë fustanin e bardhë, ndërsa ëndrra e saj ngeli përgjysmë, pavarësisht betejës.