Ballina Sport Tjetër humbje e rëndë për kombëtaren U-19 për femra

Tjetër humbje e rëndë për kombëtaren U-19 për femra

U mund me rezultatin 9-0 nga Serbia

Tjetër humbje shkatërruese për kombëtaren shqiptare U-19 për femra.
Në ndeshjen e dytë të grupit 4 eliminator të Euro 2017 skuadra e drejtuar nga Nevil Dede u mund 9-0 nga Serbia.
Në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, kombëtarja serbe shënoi dy gola që në pjesën e parë.
Me rikthimin në fushë, skuadra mike thelloi më tej rezultatin me shtatë gola të tjerë, duke i shkaktuar një tjetër humbje turpëruese ekipit shqiptar për 19-vjeçaret.
Kjo ishte humbja e dytë e thellë për skuadrën kuqezi, pas asaj 11-0 kundër Skocisë.
Në dy ndeshjet e para, kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar 20 gola dhe nuk ka shënuar asnjë të tillë.
Loading...